Duartokitje dhe muzikë, policët në Spanjë i urojnë ditëlindjen vogëlushit
Duartrokitje dhe muzikë. Kështu është uruar një vogëlush për ditëlindje në Madrid, Spanjë.
Gjesti fantastik është bërë nga punonjës policie të cilët kanë ndaluar makinat e tyre përpara rrugës ku banon vogëlushi dhe e kanë uruar duke dalë nga makinat me duartrokitje dhe muzikë.
Në këtë periudhë të vështirë për mbarë botën nga Spanja vijnë shpesh video në të cilat duken punonjës të policisë së shtetit që kryejnë gjeste fantastike për popullsinë dhe bluzat e bardha. Vizita surprizë dhe duartrokitje madje edhe muzikë për njerëzit në izolim.
Ndërsa në Shqipëri situata nuk është aspak e njëjta, në media publikohen pamje të efektivëve të policisë që vendosin gjoba edhe për persona që janë në gjendje të mjeruar ekonomike. Pamjet nga Shqipëria duken larg krahasuar me këto shtete perëndimore.
Mesazhi i urimit të vogëlushit nga policia spanjolle, në JOQ Albania ka ardhur nga një shqiptar i cili ka filmuar gjithçka në kamera:
Sapo ndodhi tani në Madrid Spanjë. Një fëmijë kishte ditëlindjen dhe erdhën dy makina policie për t’ja uruar.
https://www.instagram.com/p/B_fCkPEho51/