“Duhen provuar të gjitha rrugët për të mposhtur virusin”, Macron për kurën e mjekut francez: Duhet testuar!

Për të parën herë, presidenti francez Emmanuel Macron foli për kurën e diskutueshme të koronavirusit të bazuar tek klorokina, të cilën e mbështet  profesori Didier Raoult.

Shefi i Elizesë u takua me të në 9 Prill në Marsejë, në vazhdën e përgatitjeve për fjalimin e vet televiziv të hënën në mbrëmje.

Për të luftuar koronavirusin, mjeku këmbëngul të testohet terapia e dyfishtë e hidroksilklorinës e lidhur me azitromicinën, një antibiotik i njohur.
“Jam i bindur që profesori Raoult është një shkencëtar i shkëlqyer. Kombinimi i hidroksilklorinës dhe azitromicinës, sepse nuk është vetëm hidroksilklorina që propozohet, them se duhet të testohet”, u shpreh Macron në një intervistë dhënë për RFI.
Studimi i Profesor Raoult i Institutit Spitalor-Universitar (IHU) konsiderohet i diskutueshëm dhe është vënë në dyshim nga mjaft ekspertët për shkak të testimit të pamjaftueshem.
Megjithatë, Macron insistoi se duhet provuar të gjitha rrugët e mundshme në përpjekjet për të mposhtur virusin.

SHKARKO APP