“Duhet të mbrojmë kulturën e krishterë”

Lideri i partisë euroskeptike britanike UKIP, Nigel Farage, bëri thirrje që të mbrohet kultura e krishterë si përgjigje ndaj terrorizmit islamik.

Duke folur në Parlamentin Europian, ai tha se emigracioni masiv e ka bërë të pamundur për komunitetet e reja që të integrohen.

“Ne kemi, kam frikë dhe jam i trishtuar që e them, një kolonë të pestë që jeton në vendet tona, që është krejt e kundërt me vlerat tona,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duhet të jemi më trima dhe më të guximshëm dhe të qëndrojmë në mbrojtje të kulturës sonë hebrejo- kristiane”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Politikanët kryesorë britanikë i janë përgjigjur atij duke thënë se po e përdor ngjarjen në Paris për të fituar pikë politike.

Në Parlamentin Europian, shumë eurodeputetë mbanin në duar pankarta me mbishkrimin: “Je suis Charlie”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?