Duke shpëtuar rendin Global

Ish-Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi A. Annan, themeluesi i Fondacionit me të njëjtin emër si dhe drejtues i “The Elders” ka analizuar stuatën në të cilën po kalon rendi i ri botëror. Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen flet për situatën aktuale në Botë duke parashtruar disa zgjidhje.  

Vlerëat e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara të të Drejtave të Njeriut janë në kërcënim. Rreth botës, liria personale, të drejtat e njeriut dhe demokracia janë në rrezik, madje dhe vet vendet që kanë përqafuar që në fillim idealet e demokratike. Bota është e përçarë dhe e ndarë thellësisht, duke bllokuar kështu një mori sfidash globale. Si lufta në Siri, Irak dhe Ukraina që për fat të keq ka sjellë ndryshime rrënjësore të marrdhënieve ndërkombëtare.

Ja se cilët konsiderohen dhe 3 Faktorët  qe vazhdojnë të përbëjnë trende shqetësuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Globalizimi. Mund të kemi pasur shumë përfitime prej tij, por thellë thellë ai ka gërryer dhe kapacitetet e shoqërive duke përcaktuar dhe ndryshuar fatin e tyre. Shumë sfida moderne po përbëjnë dhe një rrezik për shoqërinë në tërrësi duke përfshirë shmangien e taksave, krimin e organizuar, pasigurinë kibernetike, terrorizmi, ndryshimi i klimës, migrimi ndërkombëtar si dhe flukset financiare. Ajo çfarë i bashkon këta faktorë me njëri – tjetrin është pikërisht keqmenaxhimi i tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së dyti, luftrat në Afganistan dhe Irak kanë luajtur një rol shumë të madh në  prishjen e unitetit të bashkësisë kombëtare dhe si pasojë  kanë shkatërruar besmin në përgjithësi.

Në 2014 udhëheqësit e vendëlndjes time në Afrikë kanë sfiduar objektivat e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, krijimi i të cilës ishte një arritje e madhe në luftën për ti dhënë fund ndëshkimit të udhëheqësve ndërkombëtarë.

Së fundmi, mendoj se kemi dështuarnë modernizimin e arkitekturës Institucionale  të sistemit Ndërkombëtar. Institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, OKB, Banka Botërore dhe FMN mbeten të dominuar  nga fitimtarët evropian dhe amerikan të luftës së Dytë Botërore.

Pavarësisht mangësive të sistemit ndërkombëtar, kujtoni se nuk ka pasur kurrë kaq shumë njerëz të vrarë nga konfliktet e armatosur.

Gjithsesi Sistemi Ndërkombëtar i ka detyruar shtetet të mund të zgjdhin në mënyrë paqësore shumicën e problemeve të tyre. Për mirë apo për keq, lufta kundër epidemive si Ebola apo ndryshimet klimaterike kërkojnë një solidaritet dhe bashkëpunim akoma më të zgjeruar.

Dhe si përfundim, bota dëshpërimisht  ka shumë nevojë për udhëheqës të guximshëm që mund të ndryshojnë situatën dhe të mund të operojnë në interesin e të gjithëve me rregulla që respektojnë sovranitetin ndërkombëtar dhe të drejtë individuale. Krerët e fuqive të botës duhet të njohin interesin e përbashkët, duke lejuar dhe shtetet që janë në rrugën e progresit mundësinë e krijimit të këtyre rregullave.

Shpesh na bie të dëshojmë për të metat e OKB-së e cila qëndron në zemër të sistemit Ndërkombëtar, duke mos marr dhe shumë parasysh arritjet dhe sukseset e saj, nga të cilat kanë qënë të shumta.

Pra ajo që duhet të bëjmë është pikërisht përdorimi i krizës aktuale si një mundësi historike për të riorganizuat rendin ekzistues për të përmbushur më mirë sfidat tona moderne. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?