Dukej si gjyshja e saj, adoleshentes i ndryshon fytyra

Një vajzë adoleshente me një sëmundje të rrallë që dukej si një 60-vjeçare ka kryer disa operacione të financuara nga të huajt. Xiaofeng, 15 vjeç vuante nga sindroma Hutchinson-Gilford Progeria, e cila u trashëgua nga nëna e saj.

Raportohet se sëmundja ka prekur vetëm lëkurën e vajzës, jo organet e saj. Sëmundja bën që lëkura të plaket shumë më shpejt se normalja.

Që në moshën 6 vjeç ajo filloi të ndiente ndryshime në lëkurën e saj. Gjendja e vajzës u bë e famshme në zonën ku ajo jetonte dhe u nisën të mblidheshin fonde, falë fushatave të shumta që u bënë për të.

Ky rast i ra në vesh edhe drejtorit të spitalit Kirurgjik Plastik Shenyang Sunline, i cili pranoi që ta ndihmojë vajzën dhe ta bëjë atë të bukur si gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Pas vizitave të shumta, spitali shtoi se adoleshentja ka të njëjtën zemër të re, ëndrra, bukuri dhe jetë si vajzat e zakonshme, por fatkeqësia e saj ka bërë që ajo të vuajë nga plakja e rrallë e parakohshme.

Spitali i bëri ulje rreth 70% të shpenzimeve prej 500,000 RMB (55,560 £) që u bënë për këto operacione dhe pjesa tjetër u pagua nga fondet që u mblodhën për të.

Spitali tha para operacionit:

I gjithë operacioni përfshin përtëritje të fytyrës dhe korrigjimin e deformimit të hundës, ngritjen e vetullave të ndihmuara nga endoskopi, ngritësin e mesëm dhe të poshtëm, korrigjimin e relaksimit të qafës, rindërtimin e ligamenteve artificiale, plakjen mikro-orale, etj”.

Xiaofeng para se të futej në operacion është shpehur në media se kjo fytyrë e ka futur nën një presion të madh ndër vite.

Vajza deklaroi:

Unë dua të përmirësohem shpejt. Dua të studioj mjekësinë dhe do të bëj diçka për shoqërinë”.

Kështu, më 29 dhjetor, Xiaofeng u fut në operim dhe që nga periudha e saj e rikuperimit pas operacionit, ajo është “mahnitur” nga rezultatet.

Pic Shows: Xiao Feng preparing for surgery;
A teenage girl whose rare and incurable condition caused her to rapidly age and resemble a 60-year-old woman has been given a new face after crowdfunding helped pay part of her 55,000-GBP plastic surgery costs.

SHKARKO APP