Dy astronautët e NASA-s që mbeten në hapësirë pas problemeve teknike nuk do të kthehen për disa muaj

Dy astronautë të NASA-s, që kanë mbetur prej dy muaj në hapësire, do të kthehen në Tokë në shkurt të vitit që vjen me anijen kozmike të Space X.

NASA bëri të ditur se anija kozmike Boeing Starliner, me të cilën astronautët Sunita Williams dhe Barry Wilmore mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) do të kthehet në Tokë pa ekuipazh.

Dyshja e astronautëve u nisën në hapësirë në një mision tetë ditor më 4 qershor, por tashmë do të duhet të kalojnë rreth tetë muaj në orbitë.

Starliner pati probleme gjatë rrugës për në ISS, duke përfshirë rrjedhjet e heliumit, i cili shtyn karburantin në sistemin e shtytjes. Disa shtytës gjithashtu nuk funksionuan siç duhet.

SHKARKO APP