FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy avionë luftarakë britanikë detyrojnë të ulet një avion të linjës Ryanair

Dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore britanike (RAF) janë ngritur në ajër për të shoqëruar uljen e një avioni linje Ryanair në aeroportin Stansted, 30 milje në verilindje të Londrës.

Avioni, i cili vinte nga Lituania dhe nuk përgjigjej në komunikim, duhej të ulje në aeroportin Luton, por u devijua në Stansted.

Zëdhënësi i policisë së Essexit, në zonën e të cilit ndodhet aeroporti Stansted, tha se “një avion linje Ryanair që vinte nga Kaunas, Lituani, drejt Luton Airport u devijua në Stansted Airport pas raporteve për një alarm sigurie. Aeroplani u ul pa probleme në orën 8.55 dhe pasagjerët po dalin jashtë. Pista u mbyll për pak kohë, por tani është rihapur. Policia është në vendngjarje, ku po bëhen hetime”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stansted Airport konfirmoi se avioni “u ul pa probleme, me policinë në gatishmëri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se dy avionë luftarakë Typhoon u ngritën nga baza Coningsby e RAF-it për të shoqëruar avionin civil.

Stansted Airport ka njoftuar se aktiviteti tani vazhdon normalisht, ndërkohë që pritet të mësohet se pse pilotët nuk përgjigjeshin në komunikimin me radio.

Përgatiti Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?