Dy femra në krye të Thesarit dhe “007”-ës në SHBA
Avril Hanies, ish zv.drejtoresha e CIA dhe ish zv.këshilltarja për sigurinë kombëtare, do të nominohet si shefja e re National Intelligence duke u bërë kështu edhe femra e parë në krye të “007 amerikane”.
Risi edhe në në krye të Thesarit ku në krye do të jetë sërish një femër. Bëhet fjalë për Janet Yellen, ish drejtuese e FED.
Lajmin e ka dhënë vetë stafi i presidentit të zgjedhur të SHBA, Joe Biden.
Konfirmohen edhe dy zyrtarë të tjerë: Anthony Blinken si Sekretar Shteti dhe Linda Thomas- Greenfield si ambasadore në OKB.
Jake Sullivan do të jetë Këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare për presidentin Biden, ndërsa sekretar do të jetë kubano-amerikani Alejandro Mayorkas.
Është hera e parë që në Këshilli I Sigurisë Kombëtare do të ketë edhe një funksionar që do ti dedikohet ndryshimeve klimatike. Bëhet fjalë për ish Sekretarin e Shtetit në presidencën Obama, John Kerry, raporton Ora News.
Biden ka njoftuar zyrtarisht emrat e parë të ekipit të tij, ndërsa pak më here presidenti në detyrë Donald Trump pranoi të nisë puna për tranzicionin e pushteteve.
“Ne nuk kemi kohë për të humbur kur bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare dhe politikën tonë të jashtme. Kam nevojë për një ekip të gatshëm që nga dita e parë për të më ndihmuar të rimarr vendin e Amerikës në tryezë e për të mbledhur botën përballë sfidave të mëdha me të cilat përballemi dhe avancimin e sigurisë, prosperitetit dhe vlerave. Ky është thelbi i atij ekipi”, shpjegoi Biden.