Dy javët e para të prillit, Philippe: Lufta sapo ka filluar
Mbi 600 mijë të prekur dhe mbi 30 mijë viktima, Covid-19 ka ndryshuar botën dhe kjo pandemi ka një pikëpyetje të madhe, kur do të mbarojë?
Kryeministri i Francës, Edouard Philippe thotë se dy javët e para të prillit do të jenë më të vështirat dhe për të lufta sapo ka nisur. Spitalet që do të marrin ndihma ekstra fillimisht gjenden në Francën Lindore, ndërkohë që mjekët në Paris kanë paralajmëruar se njësitë e tyre të kujdesit intensiv do të jenë plot deri në fund të fundjavës.
“Duhet të përballemi kolektivisht me këtë sfidë të madhe, të bëjmë një përpjekje intensive, përpjekje në planin afatgjatë. Do t’jua them qartë dhe sinqerisht, lufta sapo ka filluar. Dy javët e para të prillit do të jenë të vështira, madje edhe më të vështira se dy javët që sapo kemi kaluar”.