Dy kandidatët zyrtar për Presidencën e SHBA-së!
Donald Trump është zyrtarisht kandidati republikan për Presidencën e Amerikës. Të martën, ai mori 89 vota nga shteti i New York-ut, duke grumbulluar 1237 vota, të mjaftueshme për ta shpallur atë kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
‘Një nder shumë i madh të jem Kandidati Republikan për Presidencën e Shteteve të Bashkuara. Do të punoj fort që të mos ju zhgënjej kurrë! Amerika mbi të gjitha!’, njoftoi Trump në Twitter.
Ai ka lënë pas konkurrentin Ted Cruz me shumë diferencë, pasi ky i fundit ka grumbulluar vetëm 475 vota. Në fillim të qershorit, Hillary Clinton çimentoi fitoren e saj ndaj konkurrentëve të tjerë të Partisë Demokratike, duke lënë pas Bernie Sanders.
Tani është e qartë ajo që është pritur dhe besuar që në fillim: për presidencën e Amerikës do të kandidojnë Hillary Clinton për Partinë Demokratike, dhe Donald Trump për atë Republikane
KOHA JONË SONDAZH

