Dy ministra francezë para medias për sulmin me raketa mbi Siri: Nuk duam konfrontim ushtarak, Rusia u paralajmërua

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian tha se sulmet ishin “ të ligjshme”, “proporcionale” dhe “të preçizuara”.

Ministrja e Mbrojtjes Florence Parly tha se një fregatë e marinës franceze në Mesdhe dhe avionë luftarakë nga bazat në Francë vunë në shënjeshtër qëndrën kryesore kërkimore të armëve kimike në Siri si dhe dy zona kryesore të prodhimit të armëve kimike.

Por, ministrja e Mbrojtjes tha se Franca nuk donte konfrontim dhe nuk dëshiron përshkallëzim ushtarak të situatës. Ajo tha edhe se Rusia ishte paralajëmruar për sulmet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në herët, gjenerali amerikan Josepf Dunford tha se forcat ruse në Siri kishin qënë paralajmëruar përmes kanaleve ekzistuese “jokonfliktuale” që avionët e perëndimit do të hynin në hapësirën ajrore siriane por pa u zbuluar atyre kohën e sulmit apo objektet që ishin vënë në shënjestër. /SYRI.NET

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmi mbi Damask:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?