Dy orë pasi u vaksinua kundër COVID-19, 75-vjeçari vdes si pasojë e një sulmi në zemër

Një 75-vjeçar nga Izraeli vdiq nga një sulm në zemër rreth dy orë pasi u vaksinua kundër koronavirusit të ri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së shtetit hebre.

I moshuari i cili kishte pasur dhe më herët probleme me zemrën, u vaksinua rreth orës 8:30 në një klinikë në Clalit.

Ai qëndroi në qendrën shëndetësore për një periudhë të shkurtër kohe, për t’u siguruar që nuk kishte efekte anësore dhe më pas u largua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Chezy Levy, njoftoi se ka nisur një hetim në lidhje me këtë incident. Levy vuri në dukje se gjetjet fillestare nuk tregojnë një lidhje midis vdekjes së burrit dhe vaksinimit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se kur Pfizer paraqiti të dhënat e saj të sigurisë në Administratën Ushqimore dhe Barnave të SHBA në fillim të Dhjetorit, u zbulua se dy pjesëmarrës në provë kishin vdekur pasi morën vaksinën. Njëri nga të ndjerët ishte i imunokompromisuar, që nënkupton se mbrojtja imune e personit ishte e ulët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?