Dy përfitimet e mëdha të Suedisë me strategjinë ndryshe për COVID-19

Plani i diskutueshëm i Suedisë për strategjinë anti-koronavirus lejon që shumica e njerëzve të shkojnë jashtë, të vizitojnë bare, restorante, dyqane dhe të vazhdojnë jetën relativisht normale për sa kohë që përpiqen të qëndrojnë larg nga njëri-tjetri.

Jo të gjithë në Suedi janë të kënaqur me qasjen. Por, ndërsa vdekjet rriten, shumica duket e kënaqur.

Një sondazh këtë javë tregoi se vetëm 11% e njerëzve në vend thanë se nuk besojnë në epidemiologun shtetëror Anders Tegnell, i cili po udhëheq strategjinë.

Shumica e njerëzve me të cilët Business Insider foli thanë se janë të kënaqur, duke treguar nivelin e lartë të besimit të shoqërisë në autoritet, si arsye pse njerëzit mund të ndjekin udhëzimet për të qëndruar në distancë shoqërore pa masa drakoniane në fuqi si pjesa tjetër e botës. Besimi i lartë tek qeveria do të thotë që strategjia funksionon, të paktën politikisht.

Katarina Eckerberg, një politologe në Universitetin Umeå, tha se ndryshimi i madh midis Suedisë dhe vendeve të tjera është se “ne i kemi besuar më shumë rekomandimeve, kështu që kemi më pak kufizime.” Ajo shtoi se “ne në Suedi jemi të famshëm për ndjekjen e rregullave”.

Eckerberg vuri në dukje se mbështetja për Partinë Socialdemokrate në pushtet është rritur edhe pasi numri i vdekjeve po shtohet: “Mbështetja e njerëzve për kujdesin shëndetësor dhe autoritetet publike është shumë e lartë dhe është rritur që nga marsi deri në prill. Përpos kësaj, masat kanë ruajtur shëndetin psikologjik të popullsisë, dhe kjo është njëfarë lehtësimi për ta, çka përkthehet në më shumë mbështetje politike.”, ka përfunduar ajo.

SHKARKO APP