FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy persona të dyshuar me koronavirus arratisen nga spitali në Maqedoninë e Veriut

Dy persona si të dyshuar me koronavirus janë arratisur nga një spital në Maqedoninë e Veriut.

Dy pacientët kanë thyer dritaret këtë pasdite dhe kanë ikur nga spitali në Stip.

Ata mbaheshin në këtë spital pasi ishin rikthyer së fundmi nga Itali, bëri me dije ministri Nake Shulev.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për një person nga Vinica dhe të dashurën e tij kroate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mashkulli kishte simptoma gripi, dhe çifti i është drejtuar spitalit të Stip.

Aty pacienti është bërë agresiv dhe së bashku me të dashurën e tij, është arratisur përmes dritares.

Më pas ata janë gjetur në shtëpinë e tyre në Vinica, ku autoritetet vendase po përpiqen që t’i kthejnë sërish në spital.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?