Dy shpërthime bombash në Turqi, viktima e qindra të plagosur
Dy bomba të fuqishme kanë goditur stacionet policore në Turqi, duke vrarë të paktën 6 persona si dhe duke plagosur 2019 të tjerë. Shpërthimet kanë ndodhur në dy qytete.
Sulmi i parë kishte si shënjestër një stacion policie në qytetin lindor Van, duke vrarë një polic dhe dy civilë, si dhe duke plagosur 73 persona të tjerë.
Disa orë më vonë, një tjetër stacion policor në qytetin Elazig u godit, duke vrarë të paktën tre policë dhe duke plagosur 146 persona.
Zyrtarët turq fajësuan grupin militant kurd PKK. Grupi majtistë i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit ka kryer në seri sulmesh me bomba në juglindje të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

