Dy shtetas francezë arrestohen për bashkëpunim me Al-Kaedën
Shërbimi i sigurisë kombëtare të Jemenit thotë se janë arrestuar dy shtetas francezë, që akuzohen se i takojnë rrjetit Al-Kaeda.
Shefi i kësaj agjencie të Jemenit, Mohammed al-Ahmadi, tha sot se dy shtetasit francezë janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit.
Këto arrestime u bënë derisa dega në Jemen, e rrejtit terrorist al-Kaida në Gadishullin Arab, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin kundër revistës starike franceze, Charlie Hebdoi, më 7 janar në Paris, me ç’rast janë vrarë 12 vetë.
Vëllezërit, Said dhe Cherif Kouashi, që ishin akuzuar se e kanë kryer sulmin në Paris, kishin ushtruar me Al-Kaedën në Jemen.
Ata janë vrarë gjatë operacionit të forcave franceze të sigurisë.
Gjenerali Ahmadi tha se tani në Jemen ndodhen afro një mijë militantë të Al-Kaedës, nga 11 shtete.
KOHA JONË SONDAZH

