Dy të vdekur nga koronavirusi në Kroaci. Të infektuar edhe policë
Bota E Enjte, 26 Mars 2020 14:55
Ka shkuar në dy numri i personave që kanë humbur jetën në Kroaci pasi ishin të prekur nga COVID-19.
Bëhet fjalë për një 74-vjeçar nga Zagrebi, i cili ndërroi jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, teksa qëndronte në respirator ditët e fundit.
Kjo është viktima e dytë e koronavirusit në Kroaci, ku deri më tani gjithsej 481 persona rezultojnë të prekur, ndërkohë që 22 janë shëruar. Mes personave të prekur nga ky virus ka dhe punonjës policie.