Dy viktima në pak minuta në Greqi nga koronavirusi
Dy viktima nga koronavirusi janë regjistruar në Greqi në pak minuta.
Viktima e dytë ishte 90 vjeç dhe ishte shtruar në Spitalin Bodosakeio.
Mediat greke thonë se burri erdhi nga Kastoria, ndërsa dy të afërm të burrit gjithashtu me koronavirus ndodhen të shtuar në të njëjtin spital.
Ndërkohë mësohet se viktima e tretë ishte një 67-vjeçar në Zakynthos i cili vuante nga sëmundjet e zemrës.
Një njoftim zyrtar pritet nga Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tani janë 190 raste të konfirmuara me koronavirus në Greqi.