Dyshohet se ka gisht në vrasjen e 10 mijë hebrenjve, hetohet 95 vjeçarja në Gjermani

Një e moshuar 95 vjeçare, e cila ka punuar për një komandant në kampin e përqendrimit nazist akuzohet për vrasje masive.

Irmgard F, e cila strehohet në një shtëpi të moshuarish në Pinneberg, pranë Hamburgut akuzohet se ka gisht në vrasjen e rreth 10 mijë personave.

Ajo ishte sekretare e komandantit SS të Stutthof, një kamp brutal pranë Gdanskut të sotëm, ku rreth 65,000 të burgosur vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ende nuk dihet nëse e moshuara do të paraqitet përpara gjyqit, por roli i saj në këtë skemë po hetohet.

Kampi Stutthof u krijua në 1939, në atë kohë në Poloninë e okupuar nga nazistët. Rojet filluan të përdorin dhomat e gazit atje në qershor 1944.

Rreth 100,000 të burgosur u mbajtën në Stutthof në kushte mizore, shumë vdiqën nga sëmundja dhe uria, disa u gazuan dhe të tjerëve iu dha injeksione vdekjeprurëse.

Shumë nga viktimat ishin hebrenj; kishte edhe polakë johebrenj dhe ushtarë sovjetikë të kapur.

Akuza thotë se ajo “ndihmoi ata që ishin përgjegjës në kamp në vrasjen sistematike të të burgosurve hebrenj, partizanë polakë dhe të burgosur rusë sovjetikë të luftës, në funksionin e saj si stenograf dhe sekretar i komandantit të kampit” midis qershorit 1943 dhe prillit 1945.

SHKARKO APP