FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E çuditshme/ Adopton qenin pa e ditur që ishte qeni i saj

Kur Nicole Grimes vuri re se një qen pudre pomeraniane po jepej për adoptim në Facebook, ajo mendoi se i dukej e njohur.

Qeni i kujtoi asaj qenin e fëmijërisë, Chloe.

Kur Nicole shkoi për të takuar qenin, ajo mësoi se edhe ajo quhej Chloe. Por nuk ishte rastësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur më pa, ajo erdhi drejt meje dhe përkedhelte fytyrën time”, tregoi Nicole nga Pensilvania.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pastaj zemra m’a ndjeu se ishte i njëjti qen”.

Sidoqoftë, burri i Nicole nuk ishte i bindur dhe kështu çifti vendosi të merrte mikroçipin.

Dhe dyshimet e Nicole u konfirmuan; Chloe ishte kafsha që ajo kishte pasur vite më parë.

“Nuk mund ta besonim. Është çmenduri! ‘

Familja e kishte dhënë për adoptim Chloe-in, sepse babi i Nicole kishte filluar të punonte nga shtëpia dhe ajo ishte e prirur të lehte shumë kur ai përpiqej të mbante takime në telefon.

Chloe i ishte dhuruar Nicoles nga gjyshja e saj.

Tani, ajo j’u kthye pronares së saj të vjetër dhe gëzon duke luajtur me vajzën katër-muajshe të Nicole, Violet.

“Ata duan të luajnë me njëri-tjetrin. Chloe është shumë e butë me Violet dhe më ngroh zemrën kur i shoh së bashku”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?