E dashura e opozitarit rus: Nuk e kam parë vrasësin

Manekenia ukrainase Ana Durickaja , e cila ishte në shoqëri të politikanit rus Boris Nemtsov i cili u vra, ka thënë se nuk e ka parë vrasësin por vetëm veturën e tij.

Ajo në një deklaratë për një stacion televiziv në Rusi ka thënë se nuk kishte parë asgjë të dyshimtë para vrasjes, e po ashtu tha se nuk ka arritur ta shoh as vrasësin.“Jam kthyer dhe gjithçka çfarë kam parë është vetura me ngjyrë të ndritshme. Nuk kam mundur ta marr as llojin e as targat sepse vetura ka ikur shpejt nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Durickaja .

Kamerat e sigurisë e kanë xhiruar vrasjen e Nemtsovit, dhe në xhirim shihen momente para dhe pas vrasjes, por jo edhe momenti i vrasjes.

SHKARKO APP