E dashura i djeg shtëpinë partnerit, sepse mendoi se e tradhtonte

Një 23-vjeçare në Teksas të SHBA-ve i vuri zjarrin shtëpisë së partnerit të saj, pasi sipas saj ai e ka tradhtuar me një tjetër.

Siç raportojnë mediet e huaja, pasi e reja i ka vënë zjarrit shtëpisë së partnerit e ka telefonuar dhe i ka treguar me kamer se i dogji shtëpinë për shkak të tradhtisë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, 20 nëntor.

Zjarri në shtëpinë e partnerit shkaktoi dëme me vlerë 50 mijë dollarë, ndërsa 23-vjeçarja u arrestua të hënën me akuzën e veprës penale vjedhje dhe zjarrvënie të qëllimshme.

Ajo gjithashtu u gjobit me 165 mijë dollarë.

Sakaq mësohet se gruaja misterioze me të cilën 23-vjeçarja pretendonte e e tradhtonte partneri ishte kushërira e tij.

SHKARKO APP