E frikshme, bandat marrin në dorë kontrollin e karantinës

Situata në Covid-19 në botë janë të ndryshme, madje edhe të frikshme. Bandat e kriminelëve në El Salvador, të cilët deri më parë kanë grabitur dhe vrarë njerëz të pafajshëm, tani kanë marrë përsipër që të sigurojnë që të gjithë t’i binden urdhrit kombëtar për karantinim, si pasojë e pandemisë së virusit.

Përgjatë viteve të fundit, më shumë se 100.000 banorë të El Salvadorit kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të transferohen në vendet e Amerikës Qendrore për shkak të dhunës nga bandat e kriminelëve.

Të njëjtat banda kanë dalë në rrugë me shkopa bejsbolli dhe kërcënime për të forcuar gjendjen e emergjencës për shkak të pandemisë, të shpallur nga presidenti i vendit, Nayib Bukele. Me taktikat e njëjta që kërcënonin biznesmenët, banditët tashmë po sigurojnë distancimin social i cili qëndron prej 22 marsit në fuqi për një periudhë 30 ditore.

SHKARKO APP