E frikshme, ja sa është sasia e akullit që ka shkrirë brenda një dite në Grenlandë

Pamje tronditëse vijnë nga Grenlanda. Sipas asaj që ka shkruar “Daily Mail 12 miliardë ton akull kanë shkrirë brenda një dite.

Shkak për këtë gjë janë bërë temperaturat e larta që po përjeton pothuajse gjithë rruzulli tokësor.

Kurse “CNN” shkruan se akulli i shkrirë është ekuivalent me rreth katër milion pishina olimpike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani mendohet se në Grenlandë gjatë këtij viti kanë shkrirë më shumë se 197 miliardë ton akull.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkrirja e akujve në Grenlandë gjatë këtij viti ka bërë që të shtohet niveli i ujit në dete dhe oqeane.

Pamjet nga shkrirja e akullnajave në Grenlandë janë filmuar nga Laurie Gibbett.

Videoja që ajo ka publikuar është parë 3.73 milion herë.

Kujtojmë këtu se ngrohja globale është një prej probleme më madhore me të cilat po përballet bota sot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?