E frikshme! Numri i të prekurve nga koronavirusi dyfishohet brenda ditës në Korenë e Jugut

Zyrtarë të Koresë së Jugut kanë bërë me dije shifra alarmante të përhapjes së koronavirusit në shtetin e tyre. Sipas raportimeve në vend numri i të infektuarve është dyfishuar brenda ditës.

Zyrtarët thanë të Shtunën se janë shfaqur 229 raste të reja që nga e premtja duke e çuar numrin në total të të prekurve në 433. Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Kim Gang-lip tha se shpërthimi kishte hyrë në “një fazë të re serioze”.

Shumë prej rasteve të reja janë të izoluara në spitalet përkatëse afër qytetit jug-lindor të Daegu. Deri më tani në Korenë e Jugut kanë humbur jetën dy persona ndërsa numri i të prekurve po rritet frikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daegu dhe Cheongdo aty pranë – ku ndodhet spitali – janë shpallur “zona të kujdesit special” dhe rrugët e Daegu thuhet se janë braktisur. Koreja e Jugut tani ka raportuar numrin më të madh të të infektuarve jashtë Kinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?