E frikshme, zbulohet varri masiv me trupat e 215 fëmijëve
Një ngjarje e frikshme është zbuluar kohët e fundit. Një varr masiv që përmban eshtrat e 215 fëmijëve është gjetur në Kanada në një ish-shkollë rezidenciale e ngritur për të asimiluar njerëzit autoktonë.
Fëmijët ishin studentë në shkollën Rezidenciale “Kamloops Indian” në British Columbia që u mbyll në 1978. Zbulimi u njoftua nga shefi i “Tk’emlups te Secwepemc First Nation”. Kryeministri Justin Trudeau tha se ishte një “kujtesë e dhimbshme” e një “kapitulli të turpshëm të historisë së vendit.”
Pas zbulimit po punohet me specialistë të muzeut dhe zyrën e mjekut për të përcaktuar shkaqet dhe kohën e vdekjeve, të cilat nuk dihen aktualisht.