E fshehur në xhungël, kapet kokainë me vlerë 200 milionë dollarë në Amerikën e Jugut

Autoritetet në Guajana njoftuan se kanë bllokuar 3.6 tonë kokainë, të gjetur në një xhungël, pranë kufirit me Venezuelën.

Sipas AP, kjo sasi droge konsiderohet më e madhja në historinë e fundit të vendit të Amerikës së Jugut dhe ministri i Sigurisë, Robson Benn, u tha gazetarëve se ai vlerëson se droga kap vlerën e të paktën 200 milionë dollarëve.

Droga u gjet e futur në gropa në rajonin veriperëndimor të Guajanës dhe policia ka arrestuar një të dyshuar. Ajo pohoi se po kërkon dy persona të tjerë, që u larguan nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia dhe ushtria e Guajanës, së bashku me Agjencinë Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA), u përfshinë në operacion. “Ne jemi mirënjohës që kemi DEA-n me ne duke shkëmbyer informacione dhe inteligjencë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Guajana është “viktimë” e këtij aktiviteti të paligjshëm. Ne nuk prodhojmë kokainë dhe nuk e transportojmë atë”, tha Ben.

Droga u sekuestrua në një zonë ku policia ka gjetur anije të improvizuara nënujore të fshehura në xhungël vitet e fundit dhe zyrtarët nuk janë të sigurt nëse mjetet lundruese ishin përdorur në të vërtetë, por thanë se ato do të rrisnin mbikëqyrjen në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?