FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E gjithë BE kundër Rusisë. May kërkon dënim të përbashkët të Moskës

Kryeministrja britanike, Theresa May do të kërkojë nga liderët e BE-së, që t’i bashkohen Londrës, në dënimin e Rusisë, për helmimin e dyshuar të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

Kërkesa e May për një dënim të fuqishëm nga liderët e Bashkimit Evropian do të bëhet në një samit që do të mbahet sot në Bruksel.

“Ne nuk po kërkojmë konfrontim apo ndryshim të regjimit”, ka thënë një zyrtar i lartë i qeverisë britanike. Por, Britania dëshiron që liderët e BE-së të pranojnë se “Rusia është një armik strategjik dhe jo një partner strategjik”, kanë thënë ky zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

May ka akuzuar Rusinë se ka përdorur agjentin nervor, të njohur si Novichok ndaj Sergei dhe Yulia Skripal. Britania tashmë ka dëbuar 23 diplomatë rusë, në lidhje me këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rusia vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë incident. Moska i është kundërpërgjigjur Londrës, duke urdhëruar dëbimin e 23 diplomatëve britanikë dhe ka mbyllur Këshillin Britanik në Rusi.(rel)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?