E kishin fshehur në kuti frutash dhe magazinë, çiftit shqiptar i sekuestrohen 2 milionë euro marijuanë
Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi i janë gjetur mbi 400 kg marijuanë me vlerë rreth 2 milion euro.
Mediat italiane bëjnë me dije Flamur Gjini, 40 vjeç dhe Teuta Gjini, 30 vjeç lëndën narkotike e mbanin në një magazinë në qendër të Noicattaro.
Zbulimi ndodhi pas disa javësh monitorimi në bashkitë e provincës së Barit. Policët mësuan kështu që dy bashkëshortët e kombësisë shqiptare, me banim në Noicattaro, kishin shndërruar një magazinë në një qendër të vërtetë të magazinimit dhe paketimit të drogës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e çiftit policia vuri re se gruaja pas një shenjë marrëveshjeje me burrin u përpoq që të fshihet një tufë çelësash në të brendshmet e saj.
Kjo sjellje nuk i ka shpëtuar policëve të cilët pas një kontrolli të hollësishëm të ndërtesave në zonë, arritën të zbulonin një kuti të fshehur në një garazh nëntokësor, jo shumë larg shtëpisë.
Sapo hynë në ndërtesë agjentët zbuluan mbi 30 kuti të cilat përdoreshin për ruajtjen e frutave zakonisht, brenda të cilave ishte fshehur marijuana.
Policia sekuestroi rreth 400 kg marijuanë, raportojnë mediat vendase.