E konsideroi mashtrim mediatik, Presidenti Bolsonaro ka simptoma të Covid-19
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka simptomat dhe i është nënshtruar një testi për Covid-19 pas një radiografie të mushkërive. Bolsonaro ka deklaruar se ka temperaturë të lartë.
Agjenda e presidentit brazilian është anuluar për pjesën e mbetur të javës. Bolsonaro i ishte nënshtruar edhe një rezonance magnetike të mushkërive por sipas presidentit, ky ekzaminim nuk ka identifikuar asnjë problem.
Më herët, Bolsonaro që në vazhdimësi ka minimizuar rreziqet e sëmundjes, i kishte thënë mbështetësve të tij, para rezidencës presidenciale në Brazilia, se ndihej mirë.
Gjykata supreme braziliane ka publikuar në maj dokumentet që tregojnë se Bolsonaro ka rezultuar negativ për tre herë radhazi në mars, pas takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Florida.