“E korruptuar, e pasigurt”. Familja nga Gjermania ikën në Rusi për azil

Një familje Gjermane ka braktisur atdheun për të kërkuar azil në Rusi, pasi pretendojnë se ata nuk janë më të sigurt në vendin e tyre.

Gruaja Carola Griesbach dhe burri i saj Andre, lëvizën 2300 kilometra nga Gjermania veriore, deri në Sheshin e Kuq të Moskës. Dy nga vajzat e tyre, Dominique dhe Julia, së bashku me katër nipërit e tyre janë shpërngulur gjithashtu.

Familja ka pohuar se arsyet e tyre për t’u larguar nga vendi përfshijnë migrimin masiv, ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve, si dhe mungesa e demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Griesbach ka thënë se: “Njerëzit besojnë se Gjermania është një demokraci, por nuk është. Është moralisht e korruptuar. Shoqëria ruse është shumë më mirë dhe Putin është një shembull shumë i mirë i një lideri. Shteti gjerman është i korruptuar, kështu që ai është shumë më demokratike se Merkel. Gjermania dëshiron kaq shumë të huaj në vendin e tyre. Luftërat  amerikanëve, lufta siriane, Gjermania i mbron të gjithë, është marrëzi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Griesbach tha se ka frikë për të ardhmen e fëmijëve të saj. Ajo tha: “Të gjithë e dinë situatën në mediat gjermane dhe në marrëdhëniet mes emigrantëve dhe dhunës. Ky nuk më një vend i sigurt për fëmijët apo gratë”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?