E liroi pas 17 vitesh burgim të gabuar, lot dhe shtrëngim duarsh me gjyqtaren (VIDEO)

Bunn qau dhe shtrëngoi duart e gjyqtarit që e liroi atë pasi kaloi 17 vjet të jetës së tij pas hekurave për një krim që nuk e kishte kryer. Bunn, tani 41 vjeç, ishte 14 vjeç kur u akuzua për vrasje të shkallës së dytë për vdekjen e një oficeri korrektues jashtë detyrës në Crown Heights, Brooklyn në 1991.

Bunn, dhe një tjetër adoleshent me emrin Rosean Hargrave, u akuzuan se qëlluan Rolando Neischer dhe partnerin e tij Robert Crosson, duke vjedhur automjetin. Neischer vdiq, ndërsa Crosson mbijetoi të shtënat dhe u bë dëshmitari i vetëm.

Në vitin 2016, u zbulua se detektivi kryesor i çështjes, Louis Scarcella, përdori ‘praktika të rreme dhe mashtruese’. Të martën, Bunn u lirua nga akuza për vrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë dua të them faleminderit, sepse ka, 27 vjet që luftoj për jetën time”, tha Bunn përmes lotëve që i derdheshin në fytyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?