E menduan të vdekur për 10 vite, burri gjen familjen pas ndryshimit drastik në pamje

Joao Coelho Guimaraes nga Brazili, kishte humbur kontaktet me familjen e tij, Prej më shumë se dhjetë vitesh. Me publikimin e një video që u bë virale në të gjithë botën, ai u bashkua me të ëmën dhe motrën.

Guimaraes u raportua i vdekur pasi u zhduk një dekadë më parë pas një aksidenti, dhe kaloi vitet e fundit duke mbledhur kanaçe.

Mirëpo, në një moment burrit i ndodhi mrekullia, kur biznesmeni Alessandro Lobo, i cili e pyeti nëse ishte i uritur apo donte para. Por ai refuzoi ofertën dhe kërkoi një brisk për t’i shkurtuar mjekrën.

“I siguruam një ditë për kujdesin ndaj vetes”, tha Lobo, duke shtuar se përveç pastrimit të mjekrës dhe flokëve, ata i dhuruan gjithashtu veshje dhe këpucë.

Ndryshimi ishte i jashtëzakonshëm dhe video u pa edhe nga familja e Joaos, të cilët udhëtuan për ta takuar, pasi e kërkonin prej më shumë se një dekade.

/abcnews.al

SHKARKO APP