”E morën, e shkëputën Kosovën”, shpërthen Lavrov: Parimet e OKB s’janë menu, s’kishte as luftëra, as rrezik

Perëndimi e mori dhe e shkëputi Kosovën nga Serbia, me pretendimin e së drejtës së vetëvendosjes së popujve, por parimet e Kartës së OKB nuk mund të zbatohen në mënyrë arbitrare, si në një menu. “Gjetët qofte, kështu nuk doni peshk, siç bën perëndimi.” Janë fjalët e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Forumin e së ardhmes 2050 në Moskë.

“Ata u mbështetën në parimin e vetëvendosjes së popujve, në faqen e parë të Kartës së OKB-së. Përmes këtij parimi, në një situatë ku nuk kishte luftëra, as rreziqe konflikti të armatosur, ata e morën dhe e shkëputën Kosovën nga Serbia dhe thanë – është e drejta e vetëvendosjes së popujve. Edhe pse atje nuk pati referendum, askush atje nuk u vetëvendos”, tha Lavrov.

Ai vazhdon ta përdorë Kosovën për të legjitimuar agresionin në Ukrainën ndërsa thekson se perëndimi shpalli terroristë njerëzit në Donbas e Krime që u ngritën kundër puçistëve në Kiev. Ai akuzoi Europën se po mbron fushatën ukrainase për shfarosjen e gjuhës ruse, dhe drejtoi gishtin nga Britania e Madhe që siç tha po ndihmon 100 përqind Ukrainën në sulmet terroriste kundër Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?