E ndaloi të largohej nga karantina spitalore, pacienti kafshon infermieren dhe e dhunon mizorisht (VIDEO)

Një pacient 47 vjeçar nga Nigeria, ka tentuar të dalë nga karantina e tij në një spital në Guangzhou, Kinë. Ai është ndaluar nga një infermiere e njohur me mbiemrin Wang.

47 vjeçari, i cili donte me patjetër të dilte, ka sulmuar dhe kafshuar pa mëshirë infermieren. Ai i ka krijuar mavijosje dhe të çara në fytyrë, po ashtu i ka shkaktuar plagë në qafë dhe kraharor. Infermierja i kishte kërkuar të bënte një test gjaku, mirëpo pacienti e kishte injoruar dhe është përpjekur të dalë nga reparti i tij duke e sulmuar.

Policia lokale ka bërë me dije se pacienti po merr mjekim në karantinë me mbikëqyrjen e policisë. Ai do të ndiqet penalisht në përputhje me ligjet kineze pas shërimit./ Daily Mail

 

SHKARKO APP