E nxjerr rezultatin në pak minuta! SHBA miraton shitjen e pajisjes së testimit të shpejtë për COVID-19

Food and Drug Administration, e njohur në Shtetet e Bashkuara si FDA, ka miratuar ditën e djeshme shpërndarjen e një testimi të shpejtë për koronavirusin.

Testimi është krijuar nga kompania amerikane Cepheid, dhe premton të reduktojë tej mase kohën e diagnostikimit tek pacientët me COVID-19.

Sipas administratorëve të kompanisë, testimi zgjat rreth 45 minuta, dhe për të nuk nevojitet një personel tejet i kualifikuar. Testi do të shpërndahet nga java e ardhshme, ndërkohë që nuk ka ende informacione mbi kostot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, të infektuarit me koronavirus në SHBA kanë kaluar 25 mijë personat, duke e renditur në vendin e tretë në botë pas Kinës dhe Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?