FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E pabesueshme! Nuk pranoi të martohet, vajza rrëmbehet nga kushëriri i saj

Duket e pabesueshme, por gjithçka është e vërtetë. Një vajzë 20-vjeçare, Zelal Topçul, në Turqi, është rrëmbyer me forcë nga kushëriri i tij.

E reja ishte duke udhëtuar në autobus, bashkë me një shoqe, teksa disa persona e kanë tërhequr me forcë nga krahu dhe e kanë future në një automjet.

Pas këtij episodi, autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të rrëmbimit, kjo falë kamerave të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe rezultoi se i gjithë skenari ishte përgatitur nga Dervish Topçul, kushëri i vajzës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kishte kërkuar që të martohej me kushërirën, por familja nuk kishte pranuar më pas ai ka vendosur që ta rrëmbejë atë.

Në një televizion lokal babi i vajzës është shprehur se kushërinjtë e tij kishin shkuar për vizitë tek ai sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe sipas tij e kishin mohuar që të kishin gisht në këtë ngjarje./noa.al/ 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?