“E padëshirueshme”, Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Prokuroria e Shtetit në Rusi e ndaloi organizatën joqeveritare të SHBA-së “Bard College”, pasi e etiketoi si “të padëshirueshme”. Zyra e Prokurorit tha të hënën se veprimtaria e OJQ-së arsimore “paraqet kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë e Federatës Ruse”.

Ligji për “organizatat e padëshirueshme” në Rusi është miratuar në maj të vitit 2015. Ai është pjesë e disa rregullimeve të nxitura nga Kremlini dhe ka në shënjestër shumë organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare, që marrin fonde nga burime të huaja – kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar qysh në muajin prill se do të ndalojë aktivitetet në Rusi të OJQ-ve amerikane, të cilat, sipas saj, ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit.

Ndalimi është paralajmëruar si masë hakmarrëse ndaj sanksioneve që Qeveria amerikane i ka vendosur Rusisë. Këtë muaj, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka miratuar edhe një projekt-ligj që e zgjeron Ligjin për “organizatat e padëshirueshme”. Sipas masës së miratuar më 16 qershor, individët mund të përballen me gjashtë vjet burgim, nëse shpallen fajtorë për organizimin e operacioneve të organizatave “të padëshirueshme” ndërkombëtare në territorin rus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?