E pazakontë! Dy fëmijë hidhen nga muri 14 metra, të miturit përfundojnë në spital

Dy fëmijë janë lënë jashtë murit kufitar në SHBA. Siç shihet në një video të publikuar nga BBC, fëmijët janë hedhur jashtë murit në kufirin SHBA-Meksikë në New Mexico, nga kontrabandistët.

Fëmijët, nga Ekuadori, u dërguan në spital nga agjentët e patrullës kufitare dhe tani janë nën kujdesin e autoriteteve amerikane. Fëmijët janë hedhur nga muri, i cili është 14 metra i gjatë.

Agjenti i Patrullës së Sektorit të El Paso Gloria I. Chavez tha: Kjo gjë është e tmerrshme. Nga mënyra se si këta kontrabandues hodhën fëmijët e pafajshëm nga një barrierë 14 metra.

Autoritetet amerikane tani po punojnë për të identifikuar personat që kanë lënë fëmijët jashtë murit, e më pas janë larguar.

Children dropped over US border wall - BBC News

SHKARKO APP