E rëndë/ 19-vjeçarja me shami qëllohet për vdekje me armë nga tre persona që ishin në makinë (Foto)

Një kamër siguria ka kapur momentin e tmerrshëm kur një studente në moshën 19- u qëllua për vdekje. Papritur një makinë “Toyota Avensis”  afrohet pranë dhe tre burrat që ndodheshin brenda saj, qëllojnë mbi të.

Aya Hachem u godit në gjoks nga një prej disa plumbave që u drejtuan drejt saj, afër shtëpisë në Blackburn, Lancashire rreth orës 3 pasdite të Dielën.

Tre burra të moshës 39, 33 dhe 36 vjeç po merren në pyetje nën dyshimin për vrasjen e saj pasi u arrestuan të hënën.

Hachem, më e madhja e katër motrave e cila ndodheshe në vit të dytë në Universitetin e Salford, vdiq direkt sapo arriti në spital.

Të martën, Policia e Lancashire tha që një pas ekzaminimit u zbulua se ajo vdiq nga një plagë e vetme me armë në gjoks.

Raportet kanë thënë që trupi i saj tani do të dërgohet në Liban për varrosjen e saj.

Babai i saj, Ismail Hachem mbërriti në Mbretërinë e Bashkur 10 vjet më parë duke kërkuar siguri si azilkërkues.

Sipas miqve të familjes, ai ishte qëlluar me armë zjarri në Liban dhe ishte transferuar në Angli duke shpresuar për një jetë të re, duke kaluar nëntë vjet si azilkërkues.

Pas shumë vitesh punë, ai mori nënshtetësinë e tij britanike vitin e kaluar.

Në vitin 2010, Libani ishte përballur me një përleshje të tensionuar kufitare me Izraelin në territorin e diskutueshëm të Lartësive Golan që vrau katër njerëz.

Dhe sipas një miku të familjes Luky Hussein, të shtënat po sjellin tmerret e luftës përsëri për Ismailin.

“Ata u larguan nga Libani për luftën me njerëzit që e kërcënonin se do ta vrisnin,” tha ai.

“Vjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani vajza e tij pushkatohet. Kjo është histori që përsëritet vetë. Unë nuk mund ta imagjinoj atë që ai po kalon “.

Zyrtari i Lartë i Hetimit Det Supt Andy Cribbin tha: ‘Vendosmëria jonë për të gjetur se kush ishte përgjegjës për vdekjen e Aya vazhdon dhe ne kemi një ekip të madh detektivësh që punojnë në hetim.

Dëshmitarët e tragjedisë pretendojnë se personi i armatosur po gjuante në lavazhin e makinave “Quick Tire dhe Quick Shine”, por humbi kontroll dhe në vend të kësaj qëlloi Hachem.

SHKARKO APP