E rëndë/ Drejtoresha rreh 6-vjeçaren me dërrase pasi ajo prishi një kompjuter në shkollë
Drejtoresha e shkollës fillore në Florida është nën hetim penal pasi goditi një vajzë 6-vjeçare para nënës së saj, sipas raportimit lokal të CBS WINK .
Nëna filmoi fshehurazi takimin pasi vuri re se nuk kishte kamera vëzhgimi në dhomë dhe kishte frikë se askush nuk do ta besonte.
Nëna e vajzës së vogël mori një telefonatë nga shkolla fillore në Clewiston, për ta lajëmruar se vajza e saj kishte dëmtuar një kompjuter të shkollës dëmi i së cilës shkonte 50 dollarë.
Kur nëna e 6-vjeçares mbërriti në shkollë për të paguar gjobën, ajo u shoqërua në zyrën e drejtoreshës ku vajza e saj tashmë po priste.
“Drejtoresha filloi të bërtiste,” i tha nëna WINK.
Nëna, e cila ka thënë se është një emigrante pa dokumente, tha se ishte e hutuar për atë që po ndodhte për shkak të një pengese gjuhësore.
Një nëpunëse e shkollës e identifikuar si Cecelia Self e mbajti fëmijën pranë tryezës, ndërsa drejtoresha, Melissa Carter mori një dërrasë dhe filloi ta godasë vajzën.
“Urrejtja me të cilën ajo goditi vajzën time, ishte diçka që nuk e kisha parë kurrë.”
“Unë kurrë nuk e kam goditur vajzën time ashtu si ajo e goditi atë,” tha nëna e vajzës për WINK Neës në Spanjisht.
“Askush nuk do të më besonte mua,” tha nëna.
“Unë sakrifikova vajzën time, kështu që të gjithë prindërit mund të kuptojnë se çfarë po ndodh në këtë shkollë.”
Avokati i familjes, Brent Probinsky, i tha CBS News se nëna kishte frikë të ndërhynte sepse ajo është e padokumentuar dhe u frikësua.
Edhe pse shkon kundër rekomandimeve nga Shoqata Amerikane e Pediatrisë dhe është e jashtëligjshme në shumë shtete në të gjithë vendin, ndëshkimi trupor lejohet në shumë qarqe të Florida. Nuk është e ligjshme në Hendry County ku ndodhi rrahja.
Carter dhe Self tani janë nën hetim nga Departamenti i Policisë Cleëiston dhe Departamenti i Shërbimeve të Fëmijëve dhe Familjes, sipas WINK. Zyra e Avokatëve të Shtetit në Florida po shqyrton ngritjen e akuzave penale.
A 6yo child in FL. was beaten by her school principal, in front of her mother, for damage she allegedly caused to a computer. ⚠️ this video is graphic. It’s infuriating, outrageous & shocking & the principal is now under criminal investigation. https://t.co/M3cIZeTMKa pic.twitter.com/HPAcbYXlXe
— David Begnaud (@DavidBegnaud) May 2, 2021