E rëndë, emigranti shqiptar përplas për vdekje dy punëtorë

Një aksident i rëndë ndodhi rreth mesnatës mbrëmjen kaluar në Itali.

Një emigrant shqiptar ka përplasur për vdekje dy punëtorë italianë, që po punonin për sinjalizimin rrugor të autostradës, në një kantier.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 9 në autostradën A14, në afërsi të Bolonjës.

62-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar mjetin e tij, kur ka humbur kontrollin, duke shkatërruar gardhin rrethues të kantierit dhe përplasur për vdekje punëtorët Antonio Pizutelli, 38 vjeç, dhe Salvatore Vani, 45 vjeç.

Të dy italianët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shqiptari po hetohet për vrasje të qëllimshme.

SHKARKO APP