E rëndë në Indi, punonjësit e spitalit përdhunojnë në grup pacienten me COVID

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi.

Mediat e huaja shkruajnë se një paciente COVID, është përdhunuar në grup nga disa punonjës të spitalit privat ku ishte e shtuar, disa ditë, përpara s të ndërronte jetë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur më datë 16 maj, në shtetin Bihar dhe denoncimi është bërë nga vajza e saj.

Një paciente indiane me Covid-19 është përdhunuar në grup nga disa punonjës të spitalit privat ku ishte shtruar, disa ditë përpara se të ndërronte jetë. Vajza pretendon se doktorët e intubuan nënën, në mënyrë që të mos tregonte mbi përdhunimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëna ime shkoi në spital me këmbët e veta dhe gjendja shëndetësore e saj nuk ishte e rënduar, pavarësisht se kishte disa simptoma. Por, në spital u sulmua seksualisht nga 3 burra. Kur u rëndua gjendja, nëna m’i tregoi të gjitha. Doktorët e intubuan që ajo të mos denonconte në polici. Ky spital duhet mbyllur urgjentisht”, tha vajza.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë, policia indiane ka nisur hetimin për këtë çështje, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?