E tmerrshme, xhaxhallarët përdhunuan mbesën 10 vjeç, e lanë shtatzënë

Një gjykatë në Indi ka dënuar dy burra pasi kanë përdhunuar mbesën 10-vjeçare e cila lindi një vajzë në muajin gusht. Të dy burrat ishin xhaxhallarët e të miturës.

Shtatzënia e saj u zbulua në mes të korrikut kur ajo u ankua për një dhimbje stomaku dhe prindërit e çuan në spital.  Vajza nuk ishte e vetëdijshme për shtatzëninë e saj dhe i ishte thënë që kishte një gur në bark, sipas raportimeve nga BBC.

Ajo lindi në muajin gusht dhe fëmija u është dhënë autoriteteve për mirëqenien e fëmijëve. 10 vjeçarja fillimisht u tha policëve dhe aktivistëve të mbrojtjes së fëmijëve se ajo ishte përdhunuar disa herë gjatë shtatë muajve të kaluar nga xhaxhai i parë, i cili është 40 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht u arrestua xhaxhai i madh.  Babai i vajzës  ka thënë për BBC se xhaxhai i parë nuk i kishte mohuar akuzat kundër tij.  Por pasi rezultati i testimit të ADN-së nuk e lidhën atë me foshnjën, policia nisi të kërkonte më shumë të dyshuar  dhe arrestoi xhaxhain e dytë në shtator. Një test i ADN-së konfirmoi se ai ishte babai i foshnjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy burrat u shpallën fajtorë në gjykatë. Gjyqi i xhaxhait më të madh zgjati një muaj, ndërsa xhaxhai i vogël u dënua në një gjyq të jashtëzakonshëm 18-ditor, raporton BBC Punjabi nga Chandigarh.

Rasti i dhimbshëm i 10-vjeçares  ka qenë në titujt kryesorë për javë të tëra në mediat indiane dhe në nivel global. Ajo ishte 30 javë shtatzënë kur gjykata vendase në Chandigarh hodhi poshtë kërkesën e saj për abortim me arsyetimin se shtatzënia e saj ishte shumë e avancuar.

Ligji indian nuk lejon abortin pas 20 javëve, vetëm nëse mjekët vërtetojnë se jeta e nënës është në rrezik. Gjykatat e vendit ka marrë disa kërkesa gjatë muajve të fundit, nga vajza të mitura të cilat janë përdhunuar dhe kërkojnë ndërprerjen e shtatzanisë.

Në shumicën e rasteve, këto shtatëzani zbulohen vonë, sepse vetë fëmijët nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?