“E tmerrshme” zemërimi i Papës me transgjinorët; Zoti vendos për gjininë
Papa Françesku ka ardhur nën zjarr pasi ka folur kundër personave transgjinorë, duke thënë se vetëm Zoti mund të zgjedh seksin e një personi.
Në një takim me peshkopë katolikë në Poloni javën e kaluar, Papa foli kundër fëmijëve që u mësohet në lidhje me zgjedhjen e seksualitetit, duke thënë se ky nuk ishte një mësim “i shëndetshëm”. Papa bëri thirrje gjithashtu për ndjekësit e tij që të vlerësojnë “trupin e tyre”.
Edhe pse i njohur si një nga udhëheqësit më progresiv të kishës katolike, në një takim me dyer të mbyllura në Vatikan, Papa Françesku tha se ai u habit nga rritja e pranimit të personave transgjinorë, duke e quajtur atë “të tmerrshme”.
Ai tha se: “Ne jemi duke jetuar në një moment të asgjësimit të njeriut si një imazh të Perëndisë. Sot, në shkolla fëmijët po mësojnë se mund të zgjedhin gjininë e tyre. Dhe pse ata e mësojnë këtë? Sepse librat vijnë nga ata njerëz dhe institucione që duan para”.
Ai gjithashtu diskutoi çështjen me paraardhësin e tij Papa Benedikti XVI, i cili doli në pension në vitin 2013 por ende jeton në Vatikan. Ai e përshkroi atë si “epokën e mëkatit ndaj Zotit krijuesi”.
Udhëheqësi katolik pretendon se ish-Papa i tha atij se: “Zoti e krijoi burrin dhe gruan, Zoti e krijoi botën në këtë mënyrë dhe ne po bëjmë të kundërtën”. Papa Françesku tha më parë gjatë këtij viti se të rinjtë duhet të pranojnë trupin e tyre, ashtu siç ata janë krijuar. Kur u pyetën në lidhje me homoseksualitetin, Papa u shpreh se: “Kush jam unë për të gjykuar?” Por ai ende zyrtarisht kundërshton divorcin dhe martesën e të njëjtit seks. Ai përfundoi fjalimin duke thënë ai donte ata për të reflektuar mbi këtë çështje.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

