E trishtë në Itali, shkon në 13 numri i mjekëve që humbën jetën nga COVID-19

Në këto ditë të vështira që po kalon bota, e veçanërisht Italia, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ata që janë në vijën e parë të frontit, më të rrezikuarit janë mjekët.

Ndërkohë që rritet bilanci i të vdekurve në Itali duke shkuar në 3405, edhe numri i mjekëve që janë humbur jetën rritet.

Mediat italiane raportojnë se 3 mjekë të tjerë kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 13 humbjen e jetëve në radhët e bluzave të bardha.

SHKARKO APP