E vërteta mbi qëndrimin e Varfurakis dhe qeverisë greke në lidhje me trojkën

E ardhmja, jo vetëm e euros, por e gjithë Bashkimit Europian, varet nga vullneti i qeverive europiane dhe institucioneve që të negociojnë një New Deal të ri për Greqinë dhe ekonomitë e tjera problematike. Siç vihet në dukje nga disa media vendase (kundër qeverisë) dhe shumë mediave jo vetëm në Shqipëri po edhe të huaja të premten e kaluar, ministri grek i financave Janis Varufakis, gjoja refuzoi të bashkëpunojë me trojkën. Por a refuzoj vërte Ministri i ri i financave për një bashkëpunim me huadhënsit? Ajo që refuzoi në të vërtetë është bashkëpunimi me inspektorët e FMN, të BQE dhe të Komisionit Europian, që u emëruan për të imponuar një program shtrëngese që shkatërron ekonominë greke. Gjithashtu refuzimi i qeverisë greke për të pranuar kredi shpëtimi të mëtejshme u interpretua gjerësisht si një prirje për ndërprerjen e pagesës së huave. Kjo është një sillogjizmë arbitrare, pasi Greqia nuk dëshiron plane të reja shpëtimi që janë antiproduktive në një ekonomi të falimentuar. Dëshiron pra, rinegociimin e borxhit dhe jo suprimimin e tij”. Qeveria greke sygjeron dhe dëshiron një komunikim e bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me drejtuesit e tre institucioneve, BQE, FMN dhe Komisionit Europian duke refuzuar të bashkëpunojmë me të ngarkuarit e trojkës, të cilët sipas palës greke vijnë për të bërë eksperimente në Greqi, e jo për të parë zhvillimet e ndryshimet e vendit.  Sipas  një deklarate të kreut të qeverisë greke Aleksis Cipras, Greqia angazhohet të paguajë kreditë ndaj BQE dhe FMN dhe të nënshkruajë marrëveshje me gjithë shtetet e eurozonës që dhanë pjesën më të madhe të huasë ndaj Greqisë. Greqia nuk ka ndërmend që të largohet nga euro apo BE (përveç nëse e largojnë të tjerët). Greqia nuk ka ndërmend të ndërpresë shërbimin e borxhit kundrejt kreditorëve institucionalë të privilegjuar (mirëpo në atë drejtim mund ta shtyjnë të tjerë). Greqia angazhohet për vazhdimin e politikave që promovojnë stabilitetin ekonomik dhe rimëkëmbjen e Europës (mirëpo të tjerë mund të mos e bëjnë).  Syriza sapo ka marrë kryesimin e drejtimit të vendit dhe na duhet të paktën të presim se çfarë do të bëjë në 100 ditët e para. Pas ksaj le të gjykojmë se ku po e çon vendin. Me hamendje dhe me disinformime nuk arrihet dhe nuk fitohet asgjë. Ajo që le për të dëshiruar është se kto disinformime dashakeqse bëhen me dijeni thjeshtë për të sulmuar një forcë të re politike, e cila me përkushtim ndaj popullit  ja arriti. Lufta ndaj qeverisë së Cipras besoj se bëhet edhe për të frikuar vendet e tjera që mos të ndjekin rrugën e Greqisë, se do u prishet shumë punë politikanëve të vjetër që kanë familjarizuar dhe monipolizuar pushtetet po thuaj se në shumicën e vendeve të Europës… 

Nga Kujtim VANI

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?