Ebrahim Raisi betohet si Presidenti i ri i Iranit: Të palëkundur në luftën kundër hegjemonisë globale

Konservatori iranian dhe ish-kryegjykatësi Ebrahim Raeisi, u betua këtë të enjte si President i ri i Iranit. Raisi i cili arriti një fitore të lartë në zgjedhjet presidenciale të qershorit, që u shënuan me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në historinë e Iranit, u betua para shefit të drejtësisë Mohsen Eje’i në Parlament.

Në fjalën e tij të hapjes, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, e quajti kapitullin e ri politik një “periudhë të efikasitetit”, duke shprehur mbështetjen e tij për aleatin e tij të ngushtë konservator. Ai tha se Irani “qëndron i palëkundur” në luftën kundër “hegjemonisë globale”, duke iu referuar në mënyrë të zhdrejtë Shteteve të Bashkuara.

Parlamenti i kontrolluar nga konservatorët në dy vitet e fundit kishte përplasje të shumta me qeverinë në largim të ish-presidentit Hassan Rouhani. Shefi i drejtësisë iraniane Eje’i, në fjalimin e tij të shkurtër, tha se gjyqësori është “gati për të bashkëpunuar” me administratën e re, të kryesuar nga ish-shefi i tij, në “luftën kundër korrupsionit”.

SHKARKO APP