Edhe ambasadori i ri amerikan në Maqedoni, përshëndet në shqip

Ambasadori i ri i SHBA-së në Shkup, Jess Baily flet edhe shqip dhe e ka prezantuar sot veten dhe familjen e tij, me anë të një videoje. Në video-mesazh ai tregon se cili do të jetë misioni i tij dhe çfarë dëshiron t’iu ofrojë qytetarëve të Maqedonisë.

“ Zdravo. Përshëndetje. Unë jam Jess Baily, ambasadori i ri amerikan në Republikën e Maqedonisë. Është nder për mua dhe familjen time që do të jemi në Maqedoni në disa vite të ardhshme”, deklaroi ambasadori i ri amerikan.

Ai në prezantimin e tij të mëtejshëm ka folur për bashkëpunimin dhe formimine  marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Maqedonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më shumë se 20 vite, SHBA dhe Maqedonia ndërtojnë një partneritet dinamik. Unë kam për qëllim që të forcojë marrëdhëniet tona dhe të ndihmojë vendin tuaj të realizojë potencialin e saj për një demokraci dinamike, multietnike dhe prosperuese, të integruar plotësisht në bashkësinë evroatlantike”, deklaroi Baily.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka nënvizuar më tej se më shumë se 30 vite punon si diplomat në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

“Shërbimi publik është i rëndësishëm për mua dhe familjen time. Unë dhe gruaja ime Kejli jemi njohur duke punuar në ambasadën e SHBA-ve në Senegal. Djali ynë Noa, është student dhe ka diplomuar si oficerë në Marinën e SHBA-ve”, thekson Baily.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?