Edhe Franca në ritmin e Britanisë, 987 vitkima nga COVID-19 brenda 24 orëve, në total 13 mijë të vdekur
Franca dhe Britania mbajnë rekordin botëror për 9 prillin duke shënuar secila nga mbi 900 viktima.
Në fakt Franca ka shënuar 7 viktima më shumë se Britania, pasi ka 987 kundrejt 980 të ishullit.
Ndërkohë numri total i viktimave në Francë është më i madh se në Britani pasi tashmë shënohen 13 mijë e 197 kurse numri i të infektuarve është 124 mijë e 869.
Si për të infektuar edhe për viktima Franca mban vendin e katërt në botë për statistikat e COVID-19.